Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për herë të parë ka marrë zyrtarisht në shqyrtim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas shqyrtimit që ky komisioni i ka bërë projektligjit ai pritet të dërgohet në Kryesinë e Kuvendit dhe më pas ky organ do ta caktoj mbajtjen e seancës plenare për ratifikimin e marrëveshjes, tashmë të shumë përfolur.
Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka dërguar në Kuvend këtë Projektligj, vetëm pak orë pasi u përmbyll një debat në tryezën shkencore-profesionale të Kuvendit të Kosovës, me pjesëmarrjen e deputetëve, ekspertëve, Komisionit Shtetëror, udhëheqësve të institucioneve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi tashmë për një vit, po ngjallë reagime të fuqishme të opozitës e cila bllokoi punimet e kuvendit duke përdorur edhe gazin lotsjellës si masë për pengimin e ratifikimit të marrëveshjes. Një veprim të tillë, Lëvizja Vetëvendosje ndërmori edhe në mbledhjen e sotme të Komisionit, duke hedhur gaz lotsjellës.
Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten 80 vota të deputetëve.