Është miratuar në Kuvendin e Madh të Turqisë (TBMM) “Projektligji i cili konsideron si të përshtatshme miratimin e marrëveshjes proceduriale në lidhje me dëmshpërblimin mes Republikës së Turqisë dhe shtetit të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas marrëveshjes, Izraeli si dëmshpërblim ndaj familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë ngjarjes “Mavi Marmara” të ndodhur më 31 maj 2010, do të kryejë një pagesë prej 20 milionë dollarësh në llogarinë e cila do të hapet nga Turqia. Shuma në fjalë do të kryhet me një pagesë të vetme.
Turqia llogarinë bankare për pagesën do t’ia përcjellë Izraelit nëpërmjet kanaleve diplomatike. Ndërsa Izraeli do të transferojë këtë shumë brenda 25 ditëve pune pas datës së hyrjes në fuqi të marrëveshjes.
Shpërndarja e kësaj shume do të jetë nën kompetencat e Turqisë dhe në lidhje me këtë çështje nuk do të lindë asnjë përgjegjësi për qeverinë izraelite.
Do të përjashtohen nga përgjegjësia civile dhe penale
Kjo marrëveshje do të përjashtojë plotësisht nga çdo përgjegjësi në lidhje për kërkesën e çdo penalizmi ligjorë që është bërë apo që mund të bëhet në Turqi në mënyrë të drejtpërdrejtë për çështjen “Mavi Marmara” nga Republika e Turqisë ose nga personat fizikë ose juridikë turq ndaj qytetarëve izraelitë dhe atyre që veprojnë në emër të Izraelit.
Nëse ndonjë person fizik ose juridik nga Turqia apo ndonjë person në emrin e tyre parashtron kërkesë për para kundër qeverisë izraelite ose ndaj personave fizikë, pavarësisht nga dispozitat e mësipërme, qeveria turke do ti paguajë qeverisë së Izraelit, apo atyre që veprojnë në emër të saj të gjitha humbjet, shpenzimet, dëmet dhe kostot.
Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga data e marrjes së njoftimit të fundit me shkrim të kryer mes palëve nga kanalet diplomatike me njëri-tjetrin, se janë plotësuar procedurat e brendshme ligjore që janë të nevojshme për hyrjen në fuqi.