Kuvendi voton Bekim Sejdiun për Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka votuar sot Bekim Sejdiun për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Nga 89 deputetët që morën pjesë në votimin e fshehtë (vetëm dy ishin të pavlefshme), për Bekim Sejdiun votuan 64, për Mazllom Baraliun 16 dhe për Emrush Kastratin shtatë deputetë .
 
I përzgjedhuri, me votën e deputetëve i dërgohet për dekretim presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.
Artikulli paraprakPse Arabia Saudite po bombardon Jemenin?
Artikulli vijuesDoshi: Prej ditës së sotme nuk ka demokraci, s’i trembem arrestimit