
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje tanimë kanë filluar të japin emra të rijnë që sipas tyre do ta zëvendësojnë Shpend Ahmetin në postin e të parit të Prishtinës, pasi ky i fundit dha dorëheqje nga VV-ja.
Aktivisti Valmir Ajeti ka shkruar se Arben Vitia do jetë kandidat për Prishtinën në zgjedhjet e ardhshme.
Ai nuk ka dhënë më shumë sqarime nëse ky është mendim edhe i pjesës tjetër të VV-së, mirëpo Ajeti është njëri prej aktivistëve më të zëshëm të VV-së që nga koha kur VV filloi ndarjen.
Arben Vitia para pak ditësh me vota unanime të kryesisë së VV-së është zgjedhur kryetar i degës së VV-së në Prishtinë.