Tërmet i fuqishme në Turqi e Greqi

Jugperëndimin e Turqisë dhe ishujt grekë në detin Egje, ndër të cilët edhe Rodos, Kos e Karpatos sot i goditi një tërmet i fuqishëm me fuqi 6.1 ballë të Rihetir, mirëpo, sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, tash për tash nuk raportohet për viktima dhe dëme eventuale materiale.

Epiqendra e dridhjes ishte afër bregdetit turk, më saktësisht në afërsi të vendit të vogël turistik Oludeniz.

Dridhja e fuqishme u ndie edhe në ishujt e tjerë grekë, por edhe në brendi të Greqisë dhe në kryeqytetin Athina./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakRumani, qeveria majtiste fiton shumicën
Artikulli vijuesPERU – TË PAKTËN 14 TË VDEKUR NGA RRËZIMI I NJË HELIKOPTERI NË ANDE