Kinë: Përleshje e policisë me tibetianët, një i vrarë

Raportohet se policia kineze e ka rrahur për vdekje një tibetian në provincën juugperëndimore Siçuan.

Radio Azia e Lirë, me seli në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar mbrëmë vonë se përleshjet ndodhën pas vetë-sakrificës së dy tibetianëve në rrethin Aba të Siçuanit. Njëri prej këtyre dy personave ishte murg në një manastir lokal.Sipas raportit, një numër i madh i policisë ishin përpjekur ta pastrojnë lokalitetin e sakrificës, por e gjithë kjo përfundoi me përleshje me tibetianët.Mediat shtetërore nuk kanë raportuar për përleshje ose për vetë-sakrificën, kështu që gjendja shëndetësore e dy personave që bënë vetë-sakrificë, nuk dihet.Afro 50 tibetianë e kanë ndezur vetveten në Kinë, prej vitit 2009, ndërsa shumica prej tyre gjatë këtij vetë-sakrifikimi, kanë brohoritur parulla kundër qeverisë dhe kanë bërë thirrje për kthimin e liderit të tyre shpirtëror në ekzil, Dalaj Lama./BS/kohaislame

Artikulli paraprakValeri Amos arrin në Damask
Artikulli vijuesWASHINGTONI NXIT QEVERINË E EGJIPTIT DHE USHTARAKËT PËR BASHKËPUNIM