Labi dhuroi 13.000 euro për familjet dëmtuara nga vërshimet në Tetovë, Teuta Arifi i falënderohet

Këngëtari nga Kosova Labinot Tahiri sot ka vizituar familjet e viktimave nga vërshimet e 3 gushtit në Tetovë. Paraprakisht ai në komunën e Tetovës ka mbajtur një takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, dhe i ka dhuruar 13 mijë euro si donacion, transmeton zhurnal.mk

Kryetarja e komunës së Tetovës tha se është mirënjohëse për kontributin e dhënë nga vet Labi, duke treguar humanitetin e tij.

‘Me këtë rast dua që në emër të qytetarëve të Tetovës të falënderoj Labinotin meqenëse elementi i solidaritetit nuk i është mohuar asnjëherë, me këtë rast dëshmohet gatishmëria për të qenë pranë njërit tjetrit, për të qenë bashkë në situata të këtilla, dhe ai do të ketë mundësi që t’i vizitoj familjet e prekura, ku do të ketë mundësi t’i takoj, ngushëlloj dhe njëkohësisht edhe t’i ndihmoj, ndërsa mjetet e dhuruara do të shkojnë nëpërmjet kontos bankare të komunës dhe siç kemi njoftuar që në fillim se do t’u informojmë në fund të këtij procesi për ecurinë’ tha Arifi.

Labinot Tahiri tha se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar dhe këtë e dëshmuan me rastin e luftës së Kosovës, ai tha se ka grumbulluar 13 mijë euro.

‘Ne jemi shqiptar gjithandej që nuk i harrojm të mirat në kohëra të vështira, ju e sidomos ana juaj që ka pasur gjatë luftës së Kosovës, unë flas për familjen time që është strehuar në Radush të Shkupit, ne punojmë që humanizmi të mos zbehet, kam pasur kënaqësinë dhe vullnet për të lobuar për të mbledhur këtë shumë të parave e cila është 13 mijë euro dhe unë si prioritet i konsideroj familjet e viktimave dhe ata do të shkoj t’i vizitoj. Pasi që ka shumë raste por koha nuk na lejon ashtu siç e kemi menduar. Uroj që edhe të tjerët të mos ndalen që t’i ndihmojn sa më shumë njëri-tjetrit’, tha Labinot Tahiri,transmeton zhurnal.mk

Në pyetjen e gazetarëve se a jeni akoma person i padëshiruar për autoritetet në Maqedoni, ai tha se unë do të jem kudo që ka halle kombi shqiptar.

‘Unë nuk jam person i padëshiruar, arsyeja është që kudo që ka halle kombi shqiptar. Unë i përkas kombit shqiptar, mua më brengos kjo dhe jam i preokupuar pasi edhe ju keni qenë për ne në Kosovë gjatë kohës së luftës, nuk kam qenë ndonjë person i rrezikshëm ashtu siç jam quajtër’, tha këngëtari nga Kosova.

Labinot Tahiri është këngëtari i vetëm shqiptar që ka dhuruar donacion të paktën në mënyrë zyrtare dhe para medias. Ai gjithashtu ishte i pranishëm edhe në protestat për rastin ‘Monstra’.

Artikulli paraprakRefugjatët, Gjermania dhe Austria kërkojnë zhvillimin e një samiti
Artikulli vijuesU realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”