Refugjatët, Gjermania dhe Austria kërkojnë zhvillimin e një samiti

Kriza me refugjatët dhe lëvizja e tyre nga një shtet në tjetrit, vazhdon të shqetëson liderët e shteteve të Bashkimit Evropian, transmeton Zhurnal.

De Maiziere, për t’i imponuar ndëshkime financiare vendeve të BE që nuk pranojnë refugjatë.

Merkel kërkoi që të rikthehet shpirti europian, ku tha se kërcënimet nuk janë metoda e duhur për të gjetur një marrëveshje.

Kancelarja mbrojti edhe vendimin për kontrolle në kufirin gjerman, dhe theksoi se kjo iniciativë shërbente për të thjeshtëzuar regjistrimin e refugjatëve, transmeton Zhurnal.

Edhe ministrat Brendshëm të Bashkimit Evropianë, do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm, të enjten e ardhshme, me 22 shtator.

Takimi do të mbahet për të diskutuar çështjen e migrantëve, raporton Reuters.

Luksemburgu, e cila e ka radhën e rotacionit të presidencës së BE-së, ka thënë në një deklaratë se dëshiron që Këshilli i Evropës të arrijë një marrëveshje, për shpërndarjen e 120 mijë migrantëve.

Rreth kësaj çështje vendet anëtare të BE-së, janë ndarë në dyshë.

Artikulli paraprakMaqedonia, Kosova dhe Shqipëria me rroga më të ulëta minimale
Artikulli vijuesLabi dhuroi 13.000 euro për familjet dëmtuara nga vërshimet në Tetovë, Teuta Arifi i falënderohet