Labinot Tahiri ndal muzikën respekt ezanit! (VIDEO)

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri gjatë tubimit të djeshëm në Ferizaj, me rastin e darkës së mërgimtarëve, ka ndaluar për një çast muzikën.


Arsyeja ishte se në ato momente ishte duke thirrur ezani i akshamit, transmeton zeri.info

“Sigurisht që u deshtë patjetër të respektohet ezani i hoxhës”, tha shkurt Labi.

Ndryshe, dje në sheshin “Adem Jashari” në Ferizaj janë mbledhur qindra qytetarë nga Kosova në darkën e organizuar për nder të mërgimtarëve.

“Mirë se erdhe mërgimtarë, kjo është toka jote. Duaje më shumë se vetën…” ishte motoja e këtij organizimi. /Zëri/

Artikulli paraprakA po përhapet Krishterizmi në Prishtinë nëpërmjet kurseve për anglisht?!
Artikulli vijuesPolitika e terrorizimit të fesë!