Zilia – shkatërroje para se të të shkatërrojë

I Dërguari i Allahut tha:
“Mos urreni njëri-tjetrin, mos kini zili njëri-tjetrin dhe mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit. Jini vëllezër, o robër të Allahut”.

Ebu Hatim:
”I mençuri duhet t’i shmanget zilisë në çdo rrethanë, se vërtet më e vogla e zilisë është pakënaqësia me Caktimin e Allahut dhe dëshira për të kundërtën e asaj që Allahu ka caktuar për robërit e Tij, pastaj mbështjellja e zemrës me dëshirën për të parë heqjen e të mirave nga muslimani. Shpirti i ziliqarit kurrë nuk rehatohet po që se nuk sheh të hiqen mirësitë nga vëllai i tij. Dhe s’ka mundësi që Caktimi i Allahut të ndihmojë ziliqarin dhe atë çfarë gjendet në brendinë e tij”.

Amr ibn Mejmun:
”Musa (alejhi selam) pa një burrë afër Fronit (të Allahut) dhe ndjeu njëfarë ghibt (xhelozi pozitive) ndaj pozitës së tij, kështu që pyeti për te dhe iu tha:’A të informoj për punët e tij? Ai kurrë nuk ka pasur zili ndaj njerëzve për atë që Allahu u kishte dhënë nga mirësitë e Tij dhe nuk ishte i pabindur ndaj prindërve’. Ai tha:’Si mund t’i kundërshtojë prindërit e tij?’ Ai tha:’Kur personi shan për hir të tyrin, derisa ata të shahen nga të tjerët. Dhe ai (burri) nuk merrej me thashetheme”.

Umer ibn el-Hatab:
”Kurrkujt s’i është dhuruar ndonjë e mirë nga Allahu veçse do të gjesh dikë ta urrejë për të. Edhe nëse personi është i drejtë si shigjeta, hala do të gjesh dikë ta kritikojë atë. Dhe fjala nuk dëmton, nëse kurrkush nuk ia bën hyzmetin”.

Ibn Sirin:
”Kurrë s’kam pasur zili ndaj dikujt për diçka të kësaj bote, sepse, nëse ai është nga xhenetlinjtë, si mund ta kam zili për një gjë të kësaj bote ndërsa ai është rrugës për në xhenet? Dhe, nëse ai është nga xhehnemlinjtë, si mund ta kam zili për një gjë të kësaj bote, kur ai është rrugës për në Zjarr?”

Ebu Hatim:
”Zilia është cilësi e njerëzve të poshtër, dhe lënia e saj është nga punët e të drejtëve. Çdo flakë mund të shuhet, përveç flakës së zilisë. Zilia ushqen mllefin dhe urrejtjen, dhe kjo është origjina e së keqes. Kushdo që fsheh të keqen në zemër, ajo do të mbjellë fryte të hidhura, që do të rezultojë në hidhërim frytet e të cilit do të jenë pendim. Hased (zili) është atëherë kur personi dëshiron të shohë të hiqen të mirat nga të tjerët dhe t’i vijnë atij. Sa i përket atij që sheh mirësi në vëllain e tij dhe dëshiron të arrijë të njëjtën, pa e dëshiruar largimin e saj nga vëllai, atëherë kjo s’është hased i qortueshëm dhe i ndaluar”.

Ebu Xhafer në një rast i tha Muawijeh ibn ebi Sufjanit:”Sa shpejt të erdhën njerëzit për të të parë kur erdhe në Medine!” Udhëheqësi i besimtarëve (Muawijeh) ia ktheu:”Vërtet që fisniku has në shumëziliqarë, e të poshtërve s’u ka zili kush”.

Ebu Hatim:
”S’ka siguri nga hasid (ziliqari), përveç duke u larguar prej tij, meqë sa më shumë që të shohë atë që të është dhënë ty e atij jo, aq më shumë i shtohet zymtësia dhe zilia si dhe mendimi i keq për Allahun. Vërtet, ziliqari nuk të urren ngaqë je i keq apo për ndonjë tradhti nga ana jote, por të urren sepse kundërshton pajtimin me Caktimin e Allahut. Kjo është siç thotë el-Utbi:

’Vazhdimisht mendoj se çka të kam bërë, por s’po shohë ndonjë dëm nga ana ime. Por, ti u dëshmove të jesh një ziliqar’”.

Humejd:
”I thashë el-Hasanit:’O Eba Se’id, a ka zili besimtari?’ Ai tha:’Çfarë të bëri t’i harrosh bijtë e Jakubit, kur i patën zilinë Jusufit? Por, ti fshih zilinë në gjoksin tënd, se ajo s’do të të dëmtojë për sa kohë që nuk kalon gjuhën tënde dhe nuk e punojnë duart”.

Ebu Hatim:
”Tesha më e keqe për një person është hasedi (zilia), sepse kjo ushqen ankth dhe pikëllim, dhe është një sëmundje e pashërueshme. Pritet që ziliqari të përballet me fatkeqësi; a nuk e keni parë Iblisin? Ai i pati zili Ademit dhe kjo i shkaktoi atij fatkeqësi, derisa u mallkua pasi që ishte i mirëqenë. Është lehtë që personi të kënaqë çdo të hidhëruar në këtë botë, përveç ziliqarit, se vërtet që ai s’mund të kënaqet, derisa të hiqet (nga personi) mirësia të cilën ai e ka zili”.

Disa urtarë kanë thënë:
”Ka katër lloje njerëzish që më së shumti anojnë nga depresioni (mërzia):
– personi që hidhërohet lehtë
– ai që e ka kapluar zilia
– ai që përzihet me persona elokuentë e që njohin literaturën,
por që vetë s’është elokuent apo i mësuar, dhe
– personi i mençur që nënçmohet dhe poshtërohet nga populli i tij …”

Rewdetul-Ukela e Ibn Hiban/mburoja/kohaislame

Artikulli paraprakLaCie d2 me USB 3.0 dhe Thunderbolt
Artikulli vijuesGjelbërimi ndikon pozitivisht në “luftën” kundër stresit