Në hijen e Xhakartës, kryeqytetit indonezian i cili është qendër politike, ekonomike dhe kulturore e vendit, vetëm disa kilometra më larg jetojnë familjet që luftojnë me të gjitha mjetet për të mbijetuar në lagjet e varfra, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë që në një anë të qytetit rrokaqiejtë pothuajse i prekin rëtë, në lagjen ku trenat hyjnë në qytet banorët jetojnë në baraka të vjetra dhe kushte tejet të vështira. Ky është vend i dhjetëra mijëra qytetarëve të Xhakartës të ngushtuar në vendbanimet pjesa e të cilëve janë ndërtuar në grumbujt e plehrave.