Puçistët shpallin "Vëllazërinë Myslimane" organizatë terroriste

Nëpërmjet një dekreti, të nënshkruar sot nga presidenti i përkohshëm i Egjiptit, Adly Mansour, lëvizja Vëllazëria Myslimane është shpallur organizatë terroriste.

Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Mansour,përveçqë parashikohet që Vëllazëria Myslimane të përfshihet në listën e organizatave terroriste, shihet edhe konfiskimi i të gjitha aseteve të Vëllazërisë, dhe zbatimi i plotë i ligjit ushtarak ndaj anëtarëve të saj.

Ndryshe, vetëm gjatë protestave të djeshme policia ka konfirmuar se ka prangosur 1,004 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane. 

Në ndërkohë, autoritetet egjiptiane kanë njoftuar sot se, kanë burgosur Mohammed al-Zawahirin, vëllanë e udheheqesit të Al-Qaeda;s, Ayman al-Zawahiri, nën akuzat për përkrahje dhe mbështetje të protestave, njoftoi agjencia AFP.

Mohammed al-Zawahiri është burgosur në shtëpinë e tij, në qytetin Giza, afër kryeqytetit egjiptian.

Artikulli paraprakEgjipt: Turqia "zbutet" nuk ndërhyn në punët e brendshme, thjesht ndjen keqardhje
Artikulli vijuesNasrallah: Do të shkoj vetë të luftoj kundër sunive!