Një postim që po vërtitet nëpër media sociale ‘Kujdes mos konsumoni Paracetamolin në të cilin shkruan P-500.
Është një paracetamol i ri, shumë i bardhë dhe me shkëlqim , për të cilin mjekët bëjnë me dije se përmban ‘Machupo’ virusin, që konsiderohet një ndër virusët më të rrezikshëm në botë dhe me shkallë të lartë të vdekshmërisë. Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh, te njerëzit e tjerë dhe familja juaj.’
Por cila është e vërteta ?
Ethet Hemorragjike Boliviane ( BHF), gjithashtu të njohura edhe me emrin Tifoja e zezë apo Ethet Ordog, është ethe hemorragjike dhe sëmundje zoonotike infektive (që bartet nga kafshët) dhe që e ka origjinën në Bolivi dhe vjen pas infektimit me virusin Machupo. Postimi është i rremë pasi nuk kemi gjetë asnjë raportim të saktë dhe të faktueshëm që e lidhin virusin me paracetamolin.
Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini
Burimi: https://www.snopes.com/paracetamol-warning/