Nga 1 qershori, Komuna e Ferizajt paguan shpenzimet e varrimeve

Sot u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes kryetarit të Komunës, Muharrem Svarqa dhe krerëve të bashkësive fetare në Ferizaj për heqjen e shpenzimeve të varrimit për qytetarët.

Me këtë rast kryetari Svarqa këtë memorandum e ka cilësuar të një rëndësie shumë të madhe, për shkak të asaj se qytetarët ferizajas më nuk do ta kenë problemin e shpenzimeve të varrimit për të afërmit e tyre.

“Komuna do t’ua paguaj mjetet bashkësive fetare në xhirollogaritë e tyre, të cilat do të paguhen pas faturimit të shpenzimeve të varrimit; faturat do të shoqërohen me certifikata të vdekjes si dëshmi për vdekjen e një anëtari të bashkësisë fetare, por në të njëjtën kohë bëjnë përjashtim të gjitha ato familje që organizojnë ceremoni të varrimit jashtë bashkësive fetare dhe që janë në një mënyrë të papërcaktuara dhe ky është një vendim që përfshin të gjithë qytetarët pa asnjë obligim”, ka thwnw Svarqa.

“Kjo është e specifikuar vetëm për banorët e Ferizajt dhe nuk ka asnjë ndërlidhje me banorët që nuk janë me vendqëndrim në Ferizaj”, ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe krerët e bashkësive fetare Don Viktor Sopi famullitar i kishës katolike, Bujar Hasani nga Bashkësia Islame në Ferizaj, Nazmi Berisha nga komunitetit protestant dhe Trajko Vllajkoviq e kanë vlerësuar tejet lart vendimin e Kuvendit të Komunës që të hiqen shpenzimet e varrimit për qytetarët ferizajas.

U bë e ditur se në marrëveshje është e specifikuar që kompensimi për shpenzimet e varrimit për një qytetar do të jenë 200 euro.

Artikulli paraprakKomuna e Prishtinës ndan 120 bursa studimi
Artikulli vijuesKosova do të përfitojë 61 milionë nga shteti hungarez