Lajm i Fundit: Forcat turke vrasin snajperistin serb

Një snajperit me origjinë nga Serbia, i cili luftonte në anën e Partisë Punëtore të Kurdistanit, është vrarë në juglindje të Turqisë, raportojnë mediet turke.

Ndërkaq, gjatë ditës një snajperist tjetër nga Serbia është arrestuar nga policia turke, transmeton Telegrafi.

Snajperisti nga Serbia dyshohet se është vrarë në një aksion të zhvilluar më 29 janar, ku ishte raportuar se të paktën pesë të huaj kishin humbur jetën duke luftuar në anën e kurdëve.

“Gjatë aksionit ishin identifikuar edhe shumë luftëtarë tjerë të huaj”, ka deklaruar kryeministri turk Ahmed Davutoglu. /Telegrafi/

Artikulli paraprakPse libri paraqet dhuratën më të mirë?
Artikulli vijuesBekim Saliu nga Lëvizja BESA: Komuna e Çairit, emblemë e krimit dhe korrupsionit!