LAJM I FUNDIT: Ja emrat e disa të arrestuarve, Sokoli i pari në listë

0
184
Sami Ukshini – Sokoli, i lindur në Gjakovë (1967) është i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Procesverbalet e policisë deri tek të cilat ka arritur KOHA, pas arrestimit të grupit të armatosur që luftuan në Kumanovë, tregojnë se në mesin e të arrestuarve është edhe Nexhmedin Lika nga Tetova, ndërsa prangave të policisë nuk i ka shpëtuar edhe Bajram Elshani nga Suhareka.
 
Në mesin e të arrestuarve është edhe Alit Sulejmanovski – banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë, Sefer Seferi, gjithashtu banor i rrugës “Abdulla Presheva” – Kumanovë, Sevdail Miftari nga Kumanova, Fatmir Reçica – që të dy banorë i fshatit Llugagji i Lipjanit të Kosovës, Fejzulla Rushitovski nga Shkupi, Beg Bajra (1979) nga Gjilani, Fadil Fejzullahu – banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë, Lirim Krasniqi (1989) nga Ferizaji i Kosovës, Mirsad Qerimi (1986) nga Prishtina, Valdet Zekaj (1987) nga Kosova, si dhe Muharem Fejza (1986) nga Prishtina.
 
Gazeta KOHA merr vesh se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë. Burime të larta policore i kanë thënë gazetës KOHA se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit./Koha