Paris Saint-Germain ka njoftuar se do të dhurojë 1 milion euro për të ndihmuar në krizën e refugjatëve sirianë.
Miliona qytetarë janë larguar nga Siria javëve të fundit drejt Evropës, në mënyrë që të ikin nga lufta atje dhe disa klube të futbollit në Evropë kanë premtuar ndihma për ta.
Të martën UEFA konfirmoi se të gjitha klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë do të dhurojnë nga 1 euro për çdo tiketë të shitur në ndeshjet si vendas.
“Ne kemi realizuar disa projekte me PSG-në për disa vjet në mënyrë që të ndihmojmë fëmijët në Francë. Jemi të lumtur të zgjerojmë partneritetin me klubin për të ndihmuar në urgjencën për krizën me refugjatë. Përkrahja e Fondit të PSG-së do të jetë shumë e nevojshme për të zhvilluar projektet tona”, ka njoftuar Julien Laupretre, president i shoqatës bamirëse, Secours Populaire Francais.
Edhe UNHCR do të përfitojë nga donacioni i PSG-së.