Përleshje mes vjehrrit dhe nuses

Një ambient i ashpër dhune fizike dhe psikologjike mbizotëronte prej disa kohësh në një familje durrsake, mes vjehrrit dhe nuses së djalit të tij. Por ditën e sotme dhuna mes tyre përshkallëzoi në një përleshje të fortë fizike, duke bërë që për zgjidhjen e saj të ndërhyjnë policia.

Një 29-vjeçare me iniciale J.K., banuese në Durrës dhe vjehrri i saj Sh.K., 72 vjeç, plotësuan ditën e djeshme një kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Sipas informacioneve nga policia, ka qenë nusja ajo e cila ka shkuar e para në komisariat dhe ka denoncuar vjehrrin për ushtrim dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Pas denoncimit ndaj të resë është lëshuar menjëherë urdhri i mbrojtjes. Por edhe i moshuari, nuk e ka pranuar aspak fajin, dhe i është drejtuar policisë për të denoncuar dhunën e ushtruar nga nusja e djalit të tij.

Në këto kushte, policia e ka parë të arsyeshme që të lëshojë një urdhërmbrojtje edhe ndaj 72 vjeçarit, përcjell shekulli. Mësohet se i moshuari jetonte në një shtëpi me djalin dhe nusen e tij në fshatin Romanat të Durrësit dhe prej kohësh konfliktoheshin mes tyre. Konfliktet mes palëve ndodhnin zakonisht, kur djali i 72- vjeçarit apo bashkëshorti i së resë nuk ndodhej në shtëpi.

Artikulli paraprak“Jemi shqiptarë, duhet t’i ndihmojmë refugjatët”
Artikulli vijuesLajm i mirë: PSG dhuron 1 milion euro për refugjatët sirianë