Ministria e Arsimit ka marrë vendim që për shkak të motit të ftohtë, të mërkurën të mos zhvillohet procesi mësimor në të gjitha shkollat e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.
Gashi ka thënë për Klan Kosova se kjo ditë do të zëvendësohet me një ditë tjetër.
Sipas meteorologëve, e mërkura pritet të jetë një nga ditët më të ftohta në vend.
Temperaturat besohet të jenë deri në -23 gradë celcius.