Lakmia e shteteve të NATO-s ndaj naftës së Libisë

Libia është shteti i tretë në Afrikën veriore që ka përmbysur pushtetin diktator gjatë këtyre viteve të fundit duke i dhënë fund kështu diktaturës më shumë se 40 vjeçare të Moamar Gadafit. Ky shtet gjatë këtyre ditëve vazhdon të mos ketë një situatë të mirë nga aspekti politik dhe i sigurisë.
Mosdëgjueshmëria qytetare, roli i pushteteve fisnore, mos harmonia e plote mes ish-revolucionarëve si dhe njëkohësisht me gjendjen e vështirë të jetës së popullatës së këtij vendi, konsiderohen ndër faktorët më kryesor të cilët kanë krijuar shumë probleme për këtë vend duke komplikuar shumë situatën politike të Libisë.

Mirëpo ndoshta mund të thuhet se problemi më i rëndësishëm me të cilën gjatë ditëve të kaluar është përballur qeveria e përkohshme e Libisë, është greva e punonjësve të industrisë së naftës si dhe ndërprerja e punës në portet naftore të Libisë.

Nafta është një pasuri e cila jo vetëm që konsiderohet resursi kryesor për sigurimin e të ardhurave të Libisë, pore ajo është edhe flori i cili ka ngjallur ambiciet e shteteve anëtare të NATOS për t’u futur në luftë kundër ish-diktatorit Moamar Gadafi. Këto shtete edhe aktualisht kanë marrë masa serioze për t’u futur në fushën e rindërtimit të ekonomisë e veçanërisht industrisë së naftës dhe gazit të Libisë kështu që nganjëherë këto vende bëjnë edhe konkurrencë të fortë mes vete. Funksionarët e qeverisë së Libisë të cilët nuk kanë as përvojën e duhur për qeverisjen e vendit as kapacitetin e nevojshëm për t’u përballur me sfidat aktuale, në mënyrë të drejtpërdrejtë po kërkojnë ndihmë nga Bashkësia Ndërkombëtare, gjegjësisht perëndimi dhe kryesisht nga shtetet anëtare të NATO-s. Ali Zejdan, kryeministër i Libisë, në një konferencë e cila është zhvilluar në Londër me temë “Investimet në Libi”, pasi është takuar me Deivid Kamerun, homologun e tij anglez, ka shtrirë dorën për të kërkuar ndihmë nga shtetet evropiane. Ai në këtë konferencë duke iu drejtuar pjesëmarrësve, deklaroi: “Nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të na ndihmojë neve, situata në Libi nuk do të përmirësohet dhe ne pa ndihëm e BN nuk do të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet tona”.

Zejdan në mënyrë shumë të qartë ka theksuar për nevojën e ndihmës së Bashkësisë Ndërkombëtare për t’i mbledhur armët nga duart e popullit të këtij vendi si dhe për ndihmë konkrete nga jashtë për të organizuar dhe sistemuar ushtrinë dhe policinë në Libi. Libia akoma nuk ka stabilitet politik dhe sigurinë e duhur. Kjo është në kohën kur grupet e armatosura kanë shfrytëzuar pasigurinë në vend dhe kanë filluar të godasin qeverinë qendrore të këtij vendi. Grupet e armatosura përgjatë një kohe jo vetëm që kanë rrethuar dhe futur në bllokadë objektet e industrisë së naftës në lindje, perëndim dhe në jug të Libisë, por ato ka filluar të pengojnë edhe eksportin e naftës nga portet lindore dhe perëndimore të këtij vendi.

Ekonomia e Libisë po thuajse është paralizuar si rezultat i grevës së punëtorëve të kompanive të naftës në perëndim dhe në lindje të këtij vendi. Një çështje kjo që konsiderohet shumë e rëndësishme për perëndimin dhe njëkohësisht shumë tërheqëse. Kjo çështje është tërheqëse nga ky aspekt se një prej arsyeve të ndërhyrjes ushtarake të shteteve anëtare të NATO-s në luftë kundër regjimit të ish-diktatorit të Libisë Moamar Gadafi, ka qenë pikërisht arritja në resurset e naftës së Libisë apo pikërisht në floririn e zi.

Libia, pas Nigerisë, nga aspekti i rezervave të naftës konsiderohet vendi i dytë më i madh në kontinentin e Afrikës. Libia përgjatë shumë viteve është quajtur depoja e naftës së Afrikës. Nafta e Libisë ka edhe cilësi shumë të lartë të kualitetit, prandaj pikërisht kjo çështje ka shtuar edhe më shumë ambiciet dhe lakminë e shteteve perëndimore ndaj këtij vendi. Nafta e Libisë për shkak të cilësisë së lartë ka shumë blerës në botë.
Por pyetja qëndron këtu se a do të heqin dorë nga sofra me plotë begati e Libisë shtetet e NATO-s të cilët kanë shpenzuar mjaft shumë në luftën kundër Moamar Gadafit? Shumica e analistëve besojnë se në kohën kur pjesëtarët e NATO-s me pretekst të realizimit të kërkesave të popullit të Libisë bombardoi rrugët dhe shumë rajone me popullatë civile të këtij vendi, në realitet nuk kishin qëllim të realizojnë kërkesat popullit të Libisë, por ata nga ky veprim kishin për qëllim që me shkatërrimin e Libisë të sigurojnë objektivat e tyre për periudhën pas rrëzimit të regjimit të Gadafit duke siguruar resurse për të ardhurat e tyre si dhe raste të mira për kompanitë perëndimore që të investojnë në këtë vend me përfitime të mëdha.

Është interesant fakti që gjatë sulmeve të NATO-s në Libi, nuk janë goditur asnjëherë objektet e industrisë së naftës dhe të gazit në Libi. Mirëpo në po këtë periudhë kohore dhjetëra civilë të Libisë kanë rënë viktimë e sulmeve ajrore të NATO-s. Analistë politikë gjithashtu besojnë se gjatë asaj kohe kur populli i Libisë dhe revolucionarët e këtij vendi kanë mirëpritur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në Libi për të përshpejtuar procesin e përmbysjes së regjimit të Gadafit, NATO duke bombarduar njëkohësisht edhe forcat e regjimit të Gadafit edhe forcat revolucionare, më tepër kërkonte balancimin në mes këtyre dy forcave në Libi duke zhvilluar kështu një luftë destruktive dhe të lodhshme për të dyja palët, ndërsa nga ana tjetër ka shkatërruar të gjithë infrastrukturën e këtij vendi. Në betejën e Libisë kanë marrë pjesë 17 shtete si Amerika, Franca, Italia, Holanda, Greqia, Norvegjia, Rumania, Suedia, Bullgaria, Belgjika, Spanja, Kanada, Turqia, Katari dhe EBA-ja.

Por shpenzimet më të mëdha i ka siguruar për NATO-n në luftën kundër Gadafit Amerika, Franca dhe Anglia. Është tepër marrëzi të mendohet se shtetet perëndimore në luftën kundër regjimit të Gadafit dhe veçanërisht Amerika, Franca dhe Anglia i kanë imponuar shpenzimet e kësaj lufte popujve të tyre vetëm me qëllim që t’i realizojnë kërkesat e popullit të Libisë dhe të vendosin demokracinë në këtë vend. E sidomos kur merret parasysh fakti se në ato rrethana kohore Evropa dhe Amerika gjendeshin në kriza të mëdha ekonomike. Amerika kishte për qëllim marrjen nën kontroll të resurseve të naftës shumë kohë më parë qysh gjatë periudhës së regjimit të Moamar Gadafit në Libi.

Me përmbysjen e regjimit diktator të Gadafit u hapën edhe rrugët për pushtimin e këtij vendi. Por duke marrë parasysh faktin se Franca dhe Anglia kishin kuptuar se çfarë resurse arriti t’i sigurojë Amerika në luftën e Irakut sidomos pas përmbysjes së diktatorit Sadam Husein, kësaj radhe nuk dëshironin të mbesin mbrapa këtij karvani dhe resurset e mëdha të naftës dhe gazit të Libisë të ia lënë shumë lehtë në dispozicion të funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe të kompanive amerikane. Kësaj radhe edhe anglezët kërkojnë të marrin pjesën kryesore të resurseve të gazit dhe të naftës dhe ta sigurojnë atë për kompaninë British Petrolium e cila vepronte në Libi edhe gjatë kohës së regjimit të Gadafit.

Prandaj kanë filluar të bëjnë konkurrencë me Francën dhe Italinë në këtë drejtim. Italia e cila ka një histori të gjatë në kolonizimin e Libisë, po bënë përpjekje gjithashtu që të marrë pjesën e vet nga ky thesar i floririt të zi në këtë vend. Uashingtoni i cili aktualisht kishte me vete përvojën e ndërhyrjes ushtarake në Irak dhe në Afganistan, në asnjë mënyrë nuk është në gjendje që të tërhiqet përballë konkurrentëve të tij të ri në këtë drejtim.
Pikërisht kjo çështje ka krijuar një lloj goditje interesash në Libi me
s shteteve anëtare të NATO-s. Megjithëkëtë, secili prej këtyre shteteve po kërkojnë rastet e tyre të përshtatshme që në rast të neglizhencës së palës tjetër të uzurpojnë rezervat e pafund të naftës dhe gazit në Libi. Ka më shumë se një muaji prej kur është ndërprerë puna në portet e naftës në Libi dhe përgjatë kësaj periudhe po këto shtete të cilat dikur ndanin dhimbje me popullin e Libisë, nuk kanë marrë asnjë iniciativë për të ndihmuar qeverinë e këtij vendi në këtë drejtim. Ndoshta kanë pritur që qeveria e përkohshme e Libisë në mënyrë zyrtare t’i ftojë shtetet anëtare të NATO-s për të luajtur rolin kryesor në Libi në mënyrë që këto vende në mënyrë ligjore të shkojnë dhe të plaçkitin resurset e pasura nëntokësore të Libisë. Sidoqoftë, ajo çka nuk mund të mohohet në lidhje me zhvillimet në Libi është fakti se me hyrjen e forcave të secilit vend evropian si dhe ato amerikane në Libi, nuk ka dyshim fare se ngjarjet dhe zhvillimet në këtë vend do të bëhen edhe më të komplikuara. Për arsye se këto vende nuk mendojnë për asgjë tjetër përveç për interesat e tyre dhe jo për rindërtimin e industrisë së naftës dhe ekonomisë me plotë të ardhura të Libisë. Një gjë e tillë gjithashtu jep edhe një mesazh shumë të rrezikshëm. Për arsye se të gjitha dëshmitë tregojnë se kolonizatorët e vjetër po kërkojnë zbatimin e kolonizimit të tyre me metoda të reja në Libi.

Artikulli paraprak4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve
Artikulli vijuesKE: Dritë jeshile për 4 shtete të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë