Alma Lama ka marrë dekretimin e presidentit Hashim Thaçi për ambasadore në Romë të Italisë. Emërimi i deputetes Lama vjen tri ditë pas raportimit të gazetës se dekretimi është bllokuar për shkak të mungesës së votave të koalicionit për votimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Për marrjen e dekretimit ka shkruar vetëm Lama në faqen e saj zyrtare në “Facebook”.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Lama, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ajo e ka quajtur moment emocional dekretimin. “…sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore”.
Deputetja e deritashme e LDK-së ka thënë se është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe.
“Ajo çfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm. E për disa të tjerë, është bërë motiv për të më sulmuar pa zgjedhur mjete”, ka shkruar më tej Lama.
Propozimi i Lamës për ambasadore në Romë ka ardhur pasi ajo kishte mundësuar kuorumin në kuvend, me rastin e zgjedhjes së Hashim Thaçit në krye të Presidencës.
Lama kishte qenë një kundërshtare e madhe e Thaçit, duke thënë se nuk do t’ia mundësonte asnjëherë që një njeriu të “korruptuar” t’i kapë majat e pushtetit.
Por vetëm dy muaj më pas, Lama ndryshoi qëndrim duke kontribuar në zgjedhjen e Thaçit, përmes prezencës fizike dhe pjesëmarrjes në votim.
You Might also Like
Fitorja e Sadiq Khan: reagimi i shtypit europian, një përzierje e kuriozitetit dhe injorancës
Në Londër, besimi i kandidatit laburist për bashkinë e qytetit u shndërrua në çështje vetëm…
By
4 Min Read
Populli libian jetonte mirë në kohën e Gaddafit. Ç’ndodhi vallë ?!
Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Ai përmbyset më 1968, me një…
By
6 Min Read
Censusi Global dhe të dhënat mbi konvertimet fetare
Roald A. HYSA* Përpara pak kohësh na ra në dorë një shkrim studimor me shumë…
By
7 Min Read
Halil Matoshi vazhdon me përzi ISIS-in gjithkund, thotë: VETVENDOSJA janë njejt si ISIS-i.
Pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar analisti Halil Matoshi, i cili…
By
2 Min Read
VËZHGUESIT E OKB-SË PËRPIQEN TË HYJNË NË HAMA
Më shumë se 150 njerëz, shumica civilë, u vranë të enjten nga bombardimet e forcave…
By
1 Min Read
Britania jashtë angazhimit në Siri
Askush nuk e kishte menduar se Parlamenti britanik do votonte kundër mocionit te Qeverise se…
By
4 Min Read
