Lamborghini Huracan me ngjyrë të gjelbër

Një kompani e vogël kanadeze për rregullimin e veturave, Duke Dynamics, për modelin Lamborghini Huracan ofron paketën e saj të re për aerodinamikën e këtij modeli, të quajtur Arrow.

Kjo paketë është e bërë nga fibra të karbonit dhe përfshin spoiler të ri të përparmë, set pragjesh, mbrojtësi i ri i prapmë me lirues mbresëlënës të gazrave, si dhe spoiler të pasmë, në skajet e të cilit gjendet flamuri italian.

Një element tjetër i veçantë që e bën këtë veturë sportive mbresëlënëse është eksterieri dhe disa linja të tij me ngjyrë të gjelbër Lime (Lime Green), transmeton Koha.net.

Sa i përket përforcimit të motorit V10 dhe çmimit të kësaj pakete, ende nuk dihet asgjë.

Artikulli paraprakJohn Terry largohet nga Chelsea për Fenerbahcen
Artikulli vijuesAlergjik në vjeshtë: gjethet mes shkaktarëve të parë të alergjisë