Largohet Ujkani, ndërpritet greva e minatorëve

Minatorët e “Trepçës” kanë ndërprerë grevën, ka deklaruar këshilltari i menaxherit të Trepçës, Bislim Muçaj. Ndërprerja e grevës, sipas Muçajt, është bërë pas vendimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për largimin e Eset Ujkanit nga posti i ushtruesit të detyrës së kompanisë “Trepça”.

“Grevistët kanë ndërprerë grevën dhe nesër do të fillojnë punën”, ka thënë Muçaj për Radion Evropa e Lirë. Ai ka thënë se AKP-ja ka pranuar kërkesën e minatorëve dhe ka emëruar në postin e ushtruesit të detyrës së kompleksit industrial, Halil Qelajn. Ky i fundit ishte drejtor i Departamentit për Miniera dhe Zhvillim të kompanisë “Trepça”.

Punonjësit e “Trepçës”, kishin hyrë në grevë pas emërimit të Eset Ujakinit si ushtrues detyre të AKP-së. Ata kishin kërkuar emërimin në këtë post të dikujt që, siç thuhet, e njeh “Trepçën”.kohaislame

Artikulli paraprakERDOAN: OKB TË ANGAZHOHET MË SHUMË PËR SIRINË
Artikulli vijuesKritika ndaj autoriteteve bullgare të sigurisë pas sulmit terrorist