Në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes së Takimit të Konsultës Politike të Organizatës së Unionit të Shangait, Lavrov ka prekur edhe çështjen e Sirisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov, ka deklaruar se ka zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur gjatë ceremonisë së hapjes së Takimit të Konsultës Politike të Organizatës së Unionit të Shangait, Lavrov ka prekur edhe çështjen e Sirisë.
Duke vënë në dukje se tashmë të gjitha palët janë dakord që zgjidhja e çështjes së Sirisë të bëhet duke marrë për bazë vendimin e Këshillit të Sigurimit pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (KS-OKB), Lavrov në vijim të fjalës së tij është shprehur: “Ka pasur zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës në Siri. Për këtë arsye takimin e Astana-s e shikojmë si shumë të rëndësishëm në kuadër të zgjidhjes së krizës në mënyrë të gjerë dhe gjithë përfshirëse. Ky takim do të shërbejë për përshpejtimin e parametrave të zgjidhjes së krizës dhe përgatitjen për takimin e shkurtit në Gjenevë, për të cilin besoj se do të jetë një kontribut i rëndësishëm.”