Këshilla të arta nga dijetarët

Këshilla të arta nga dijetarët
“ Por – elhamdulilah – sa herë që lind një bidat, Allahu me mirësinë e Tij nxjerr dikënd që ti tregojë njerëzve se kjo vepër është bidat (risi në fe) dhe ta luftojë atë me të vërtetën. Ky fakt përfitohet edhe nga kuptimi i ajetit kuranor:
“ Ne e zbritëm Dhikrin dhe ne do ta ruajmë atë.” (El-Hixhr: 9), pra, në këtë mënyrë Allahu ruan Dhikrin (Kuranin). Gjithashtu sqarimi dhe luftimi i bidatit është edhe nga hikmeti i Allahut, i Cili profetin Muhamed alejhi selam e solli si vulë të të gjithë profetëve dhe mesazhi me të cilin ai erdhi patjetër që do të mbesë në tokë, përndryshe njerëzit do të kishin arsyetim tek Allahu (për kufrin dhe shirkun e tyre). Përderisa ky mesazh do të ekzistojë, atëherë rrjedhimisht Allahu me hikmetin e Tij sa herë që lind një bidat sjell njerëz që ua tregojnë të tjerëve të vërtetën dhe e luftojnë bidatin.
Armatosuni me dituri për të qenë të ditur dhe të qartë për të gjitha çështjet tuaja fetare dhe të jeni luftëtarë me gjuhët dhe lapsat tuaj kundra kundërshtarëve të Allahut të lartësuar.”

Shejh El-Uthejmini në: “ Sherh el-akidetu el-uasitije”

Artikulli paraprak…atij që Allahu nuk i jep dritë, nuk ka për të pasur dritë.
Artikulli vijuesNjë fjalë për të cilën të gjithë kemi nevojë