Një operacion masiv i pastrimit ka filluar në qytetin gjerman të Leipzig pas eskalimit të protestës së qindra mbështetësve të krahut të djathtë.
Dhjetëra dyqane u vandalizuan si dhe u ndezën fishekzjarrë para se policia të vinte situatën nën kontroll..
Emocionet janë në nivelet më të larta përgjatë vendit pasi supozohet se banda të të rinjve emigrantë kanë sulmuar gratë në natën e Vitit të Ri në Koln dhe qytete të tjera.
Trazirat të hënën në mbrëmje erdhën pasi rreth 2,000 protestues anti-myslimanë “LEGIDA” marshuan në qendër të qytetit Leipzig, duke i bërë thirrje kancelares Angela Merkel të japë dorëheqje.