Trump dëbon të riun e dytë nga ekipi i tij elektoral

Kandidati republikan për president në Amerikë ka dëbuar nga ekipi i tij elektoral një të ri që e ka quajtur atë të mërzitshëm.

Kanali Press Tv thotë se Donald Trump ditën e hënë ka dëbuar këtë të ri nga ekipi i tij i fushatës elektorale, për arsye si i riu kishte thënë se fjalimet e Trump janë të mërzitshme dhe ai duhet të ndryshojë tonin e të shprehurit. Pikërisht kjo çoi në dëbimin e këtij të riu nga ekipi elektoral i Trump.
Më herët Këshilli i marrëdhënieve amerikano-islamike i kërkoi kandidatit presidencial republikan, Donald Trump, t’i kërkojë ndjesë protestueses myslimane të dëbuar nga njëri prej tubimeve të tij elektorale.
Këshilli thotë se, largimi i Rose Hamid nga salla, pas protestës së saj të heshtur të premten, gjatë mitingut në Karolinën e Jugut, i dërgon një mesazh armiqësor të gjithë myslimanëve të Amerikës. Gjatë tubimit në “Rock Hill”, Hamid nuk bëri gjë tjetër veçse u ngrit në këmbë, pa folur asnjë fjalë, ndërsa në bluzën që mbante veshur shkruhej: “Salam, unë vij në paqe”.
Propozimi i manjatit të pasurive të patundshme për t’iu ndaluar myslimanëve hyrjen në Shtetet e Bashkuara është dënuar gjerësisht, por ai vet e ka bërë të qartë se i qëndron deri në fund pohimeve të veta.
Artikulli paraprakLeipzig numëron koston e protestës anti-myslimane
Artikulli vijuesOKB kërkon dhënien fund të krizës në Siri