Ish- mesfushori i Milanit dhe Brazilit, Leonardo, ka vënë në pikëpyetje pjekurinë e Neymarit për ta udhëhequr ekipin e tij kombëtar.
Leonardo këtë e ka thënë për ‘SporTV’ duke shtuar se Neymar është përmirësuar si një lojtar, por ai ndoshta nuk e ka mentalitetin që të jetë një udhëheqës.
“Neymar është një lojtar i madh, por nuk ka pjekurinë për të udhëhequr Brazilin dhe të mbajë ekipin në duart e tij”, thuhet të ketë thënë Leonardo për ‘SporTV’.
“Ai kritikohej shumë, kur luante në Brazil . Ai vetëm e kërkonte topin për të dribluar dhe kërkonte ta bënte ndryshimin”.
“Ai gjithashtu mund të luajnë edhe pa top. Unë nuk mendoj se ai mund të bëjë këtë. Kjo është një çështje e mentalitetit”.
“Më parë ai nuk shënonte nga goditjet e lira. Tani ai është një specialist. Ka shumë fusha në të cilat një lojtar mund të përmirësohet”, përfundoi Leonardo./Telegrafi