Lëshohet Google Drive

Google është duke shpresuar për ta ndërtuar kabinetin më të madh digjital të të dhënave.

Ndërmarrja Google paraqiti shërbimin e vet të ri Google Drive, një produkt ky i cili i ruan dokumentet, fotografitë, videot dhe një mori të llojeve të tjera në kompjuterët e Google.

Duke i mbajtur skedarët në qendra të mëdha të të dhënave, përdoruesit do të jenë në gjendje që t’i përdorin të dhënat në smartphone, tablet, llaptopë dhe në çdo pajisje tjetër që lidhet me internet. Përmbajtja lehtësisht edhe mund të shpërndahet tek të tjerët duke iu dërguar lidhje (ang. link) në vend të ngarkesave të mëdha me email.

Google Drive është duke ofruar pesë gigabajtët e parë pa pagesë. Çmimet për ngarkesa shtesë shkojnë nga 2.49 dollarë për muaj për 25 gigabajtë deri në 49.99 dollarë për muaj për një terabajt, që është i barabartë me pesë llaptopë me disqe prej 200 gigabajtë.

Shërbimi fillimisht është i mundshëm për t’u instaluar në kompjuterët Windows, Mac, llaptopët që e kanë sistemin operativ Chrome të Google dhe smartphone-ët që e kanë sistemin operativ Android. Një version i gatshëm për iPhone dhe iPad pritet të lëshohet në javët në vijim.

Artikulli paraprakSëmundjet gjenitale
Artikulli vijuesKRIMI NUK KA PËRKATËSI