Lëshohet vendimi për arrestimin e një shkrimtari i cili ka bërë fyerje ndaj islamit

0
148

Sektori ndërkombëtar: Gjykata e qytetit Daka në Bangladesh ka leshuar vendimin për arrestimin e autorit të librit “Varri i Thyer” për arsye se ai ka fyer muslimanët.

Gjykata e Dakas, kryeqytetit të Bangladeshit, duke lëshuar vendimin për arrestimin e këti autori, ka njoftuar se autori i librit “Varri i Theyer” i botuar në vetin 2003, për arsye se ka fyer muslimanët dhe ka përdhosur shenjtërinë e mësimeve islame është nën hetime ligjore.

Ky vendim është lëshuar pasi që një aktivist musliman i sferës politiko-shoqërore i quajtur Selam Azad, ka paraqitur një aktakuzë gjykatë kundër autorit të këtij libri ndërsa edhe zyrtarët e kësaj gjykate pasi kanë shqyrtuar këtë aktakuzë, kanë lëshuar vendimin për arrestimin e këtij autori.

Zyrtarët e gjygjësorit të Bangladeshit kanë deklaruar se libri “Varri i Thyer” i cili është botuar në vitin 2003 në Indi, organet përkatëse shtetërore të Bangladeshit pasi që kanë analizuar përmbajtjen e këtij libri dhe kanë vërtetar fyerjet në këtë libër, kanë ndaluar shpërndarjen e tij dhe e kanë hequr atë nga tregu i librit në këtë vend.

Avukati i këtij autori pasi që ka refuzuar akuzat e bërë rreth këtij libri lëshimin e vendimit për arrestimin e autorit të këtij libri e ka arsyetuar duke thënë se ky vendim është lëshuar për arësye se autori është opozitar i partisë në pushtet dhe ky veprim nuk ka të bëj asgjë me fyerje ndaj fesë islame dhe muslimanëve./iqna/kohaislame