Ktheni çdo objekt në një touchpad me shpikjen e re MaKey Makey

Një grup studentësh të diplomuar nga MIT Media Lab kanë kërkuar ndihmën e Kickstarter për të financuar dizenjimin e një projekti që e kthen çdo objekt në një touchpad (objekt me prekje) interaktive.

Sistemi punon duke përdorur kapëset krokodil për të lidhur MaKey me çdo gjë. Pjesa e përparme e njësisë karakterizohet nga butonat e drejtimit dhe dy butona; një tast hapësire dhe një buton i majtë i mausit. Në pjesën e prapme ka më shume butona tastiere dhe një suport mausi.

E veçanta e MaKey MaKey është se nuk kërkon programim dhe softuer, por vetëm punon. Thjesht lidheni pajisjen me një portë USB-je, lidheni kapësen me çfarëdo objekti që ju dëshironi ta ktheni në objekt me prekje dhe jeni gati. Ju duhet ta mbani kapësen në dorën tuaj ose lidheni diku në trupin tuaj për të mbyllur qarkun e lidhjes që objekti të funksionojë.

MaKey MaKey punon si në sistemet operativë Windows XP/Vista/7 dhe në Mac OS X nga Apple. Kanë mbetur edhe 7 ditë që fushata e prezantimit të produktit të mbarojë dhe janë mbledhur rreth 423.404 $. Objektivi ishte vetëm 25.000$ dhe paketa për ta blerë kushton vetëm 35$, ndërsa shpërndarjet do të fillojnë në Gusht.

Kapësen krokodil lidheni me foton BU30 që të kuptohet se çfare është. /PCWorld Albanian/kohaislame/

Artikulli paraprakLëshohet vendimi për arrestimin e një shkrimtari i cili ka bërë fyerje ndaj islamit
Artikulli vijuesBitDefender QuickScan – Metodë e shpejt për të skanuar komputerin