Letra e Beltagi, drejtuar bijës së tij Esmës

Njëri nga liderët e Vëllazërisë Myslimane, Mohamed al-Beltagy, i shkroi një letër Esmas, bijës së tij të vrarë në masakrën e së mërkurës në sheshin Rabaa el-Adevije.

Letra e publikuar në rrjetet sociale shprehë ndjenjën e tij për vajzën e tij të vetme:

“Vajza ime e dashur dhe mësuesja e paçmim …

Unë nuk ta dhash lamtumirën, e as nuk të thashë “shihemi nesër”. Ti jetove dhe vdiqe në këmbë duke sfiduar mizorinë. Duke kundërshtuar të gjitha pengesat, ti re në dashuri me lirinë. Ju keni qenë në kërkim të horizonteve të reja në heshtje, në mënyrë që të ringjallni dhe të rindërtoni Umetin mysliman, në atë mënyrë që ai të marrë vendin e merituar në rrjedhën e qytetërimit. Juve nuk ju interesonin ato që ju interesonin shokëve dhe shoqeve tuaja. Ti kishe dëshirë të paepur për mësim dhe njohuri, edhe pse ishe gjithmonë më e mira në shkollë.

Gjatë këtyre ditëve të jetës tënde të shkurtër, unë nuk pata kohë të mjaftueshme për të biseduar me ty. Unë nuk kisha kohë të mjaftueshme për t’iu gëzuar jetës bashkë me ty. Kur qëndronim së bashku në sheshin Rabaa el-Adevije, ti mu ankove: “Ti je larg nga ne edhe kur jemi së bashku.”

Unë të thashë :”Kjo jetë nuk do të na mjaftojë për të qëndruar bashkë. Unë i lutem Allahut të na dhurojë mundësi të takohemi në Xhennet, dhe atje mund të qëndrojmë bashkë dhe kemi kohë për njëri-tjetrin, sa të duam. ”

Unë të pashë në ëndërr me një fustan nusesh, dy ditë para se të biesh shehide. Ti dukeshe jashtëzakonisht e bukur. Kur u ule pranë meje, të pyeta: “A është dasma jote sonte?” E ti mu përgjigje: “Martesa ime nuk do të jetë në mbrëmje, ajo do të jetë në mesditë,”.

Tani e kam kuptuar se për çfarë e kishe fjalën, pasi ti re shehid mesditën e së mërkurës. Unë lus Allahun që të të pranoj si një shehide. Shehidllëku juaj ka përforcuar besimin tonë se ne jemi në rrugën e duhur dhe armiqtë tanë janë në humbje.

Unë ndihem jashtëzakonisht keq që nuk munda të jem me ty në lamtumirën e fundit. Unë nuk munda të të shoh ty dhe të ta puth ballin për herë të fundit, dhe të kem nderin të fali namazin tënd të xhenazes.

Plumbat e pamëshirshëm të kaluan nëpër gjoks, ndërsa ti po i rezistoje mizorisë. Çfarë vendosmërie të madhe dhe shpirt të kënaqur që ke pasur. Unë besoj se ti ke qenë besnike në premtimin tënd ndaj All-llahut, dhe Ai është besnik ndaj premtimit të Tij për ty. Kjo është arsyeja pse në vendin tonë, All-llahu ta dhuroi shehidllëkun ty.

Së fundi bija ime e dashur dhe mësuese e paçmim …

Unë nuk të thash lamtumirë, e as shihemi nesër … Takimi ynë do të jetë në brigjet e kroit Kewther, në Xhennet, pranë Profetit a.s dhe shokëve të tij, në një pozicion të nderuar dhe të afërt me All-llahun. Një takim kur do të kemi kohë për njëri-tjetrin, përgjithmonë. “

20/08/2013

Artikulli paraprakPolicia tregon se si vdiq 16-vjeçari nga Istogu, që u rrah nga tre moshatarë: Zënka nisi në autobus!
Artikulli vijuesShpikja e një studenti që mund të shpëtojë miliona jetë