Në zemrat e pacientëve vendosen pajisje pa afat

Kardiologjisë në QKUK ka vendosur në zemrat e pacientëve elektroda të risterilizuara pasi u kishte skaduar afati.
Gjithashtu, edhe pejsmekerët e blerë nga taksapaguesit që janë afër skadencës po planifikohen të risterilizohen, të mos hidhen në mbeturina. Por, prodhuesi i pejsmekerëve “Medtronic” alarmon se ato pajisje janë për vetëm një përdorim dhe nuk mund të risterilizohen.
Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i ka sterilizuar me qëllim që t’i përdorë dhjetë elektroda që vendosen në pejsmekerë (stimulues të zemrës), të cilave u ka skaduar afati. Sterilizimi është bërë që ato të përdoren për të kryer stimulimin kardiak tek pacientët me sëmundje zemre.

Dhjetë nga 19 elektrodat janë sterilizuar, kurse nëntë të tjera kanë mbetur që të sterilizohen në një afat të afërt dhe edhe ato t’u vendosen pacientëve që kanë probleme me zemrën.
Vlera monetare e këtyre pajisjeve që u ka skaduar afati është rreth 9 mijë euro, kurse afër skadencës është edhe një numër i pejsmekerëve, që janë në stok tash e një kohë të gjatë.
Gazeta “Zëri” ka bërë një hulumtim disajavësh në lidhje me porositë që ka bërë QKUK-ja, duke u bazuar në kontratën për “Furnizim me pejsmekerë dhe elektrodave të prodhuesit ‘Medtronic’”, që në Kosovë përfaqësohet nga kompania “Yess Pharma”.

Artikulli paraprakZhduket një aeroplan i EgyptAir
Artikulli vijuesSiria nuk është demokratizuar, është bota që është sirianizuar