Lëvizja Bashkohu: Hoxhaj, ministër mashtrues dhe mercenar

0
109

Lëvizja Islame Bashkohu, e vetëdijshme për sulmet e vazhdueshme që bëhen ndaj islamit dhe muslimanëve me qëllime të qarta nga të gjithë vazalët dhe profiterët e këtij vendi, të cilët përveç përfitimeve personale e grupore, si vegla të huaja antikombëtare e antifetare, në thelb e kanë qëllimin ta ndryshojnë identitetin e këtij populli në përgjithësi.

Sikurse edhe ta zhvendosin vëmendjen nga problemet kryesore që po kalon vendi ynë, e të cilët e kanë fajin kryesor dhe që herët apo vonë do të japin përgjegjësi për këto krime, se drejtësia vonon por nuk harron.

Edhe me rastin e deklaratës së sotme të Enver Hoxhajt, LISBA ia bën me dije se kushtetuta e Kosovës nuk thërret për diskriminim të një komuniteti fetar dhe të privilegjohet një tjetër.

Hoxhajt ia kujtojmë se shumë të tillë që kanë bërë gjëra të tilla, në fund e morrën dënimin nga populli vetëm për shkak të diskriminimeve që i bënin.

Nga ana tjetër i garantojmë se Islami dhe muslimanët do të jenë identiteti kryesor dhe faktor i të mirave të përgjithshme të këtij populli.

LISBA sic i ofroi shkollim islamofobëve të tjerë më herët, gjithashtu i ofron edhe Hoxhajt që të mësoj cka është feja dhe kombi, dhe se islami është një fe e cila praktikohet nga të gjitha kombet.

LISBA është në dijeni pse Enver Hoxhaj sulmon islamin. Ai me këtë sulm dëshiron t’i fsheh dështimet që ka ministria e tij dhe qeveria e tanishme, por para së të shikoj muslimanët ai duhet të shikoj korrupcionin, hajnin, dhe derisa Enver Hoxhaj vozit veturat luksoze qytetarët e Kosovës vuajnë për një cop bukë që Enver Hoxhaj dhe qeveria i privon nga kjo cop buke.

Andaj, LISBA denoncon ministrin mashtrues për të cilin besohet se është një mercenar që kryen shërbime grupeve të cilat punojnë për të shkatërruar shtetin dhe popullin e Kosovës./bs/kohaislame