Aterron aeroplani me 73 emigrantë të kthyer

Sapo ka aterruar aeroplani me 73 emigrantë të kthyer, njofton ekipi i Indeksonline që po e përcjell këtë ngjarje në Aeroportin e Prishtinës.
Emigrantët janë grupi i dytë i kosovarëve të kthyer, kësaj radhe nga Budapesti i Hungarisë.

Në mesin e tyre ka kosovarë të kthyer nga Zvicra, Gjermania e Austria, të cilët në mënyrë të dhunshme fillimisht janë dërguar në Budapest e prej atje , sot janë kthyer për dëshirën e tyre në Kosovë.
Indeksonline mëson se në aeroplan janë edhe rreth 20 policë civilë hungarezë, psikologë dhe mjek që kanë shoqëruar kosovarët nga kryeqyteti i Hungarisë në Prishtinë.
Artikulli paraprakRetorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.
Artikulli vijuesSHBA-të e bombarduan Serbinë për interesa gjeostrategjike(Video)