Lëvizja BESA i përkrah protestat kundër ndotjes së ajrit në Tetovë

0
235

Lëvizja BESA ka vendosur t’i përkrah dhe të ftojë mbështetësit që të marrin pjesë në protestat e shoqatës “EcoGuerilla”, të cilat janë planifikuar që të mbahen të premten më 6 shkurt 2015. 

 

“Duke qenë gjithnjë pranë parimeve që synojnë mirëqenien e qytetarëve, BESA u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizuesve të saj, por edhe të gjithë qytetarëve të tjerë që kanë mundësi, që t’i bashkohen protestës së nesërme në Tetovë, duke u bërë pjesë e kërkesës më legjitime njerëzore për ajër të pastër”. 

 

BESA konsideron se kjo është protestë që duhet t’i bashkojë të gjithë pa marrë parasysh përkatësinë etnike, religjioze ose politike, sepse ajri është njësoj i rëndësishëm për të gjithë.