Lëvizja BESA: Maqedonia nga kriza e thellë politike ka shkuar më tej dhe tash është buzë greminës

Pas shpërbërjes së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, që de juro e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në 5 qershor 2016, partia opozitare shqiptare Lëvizja BESA, ka dalë me një deklaratë ekskluzive për gazetën Bota sot, në të cilën janë shprehur se Maqedonia nga kriza e thellë politike ka shkuar më tej dhe tash është buzë greminës.

Deklaratën e plotë të Lëvizjes Besa ua dërgojmë pa ndërhyrje në vijim:

“Prej sonte Maqedonia nga kriza e thellë politike ka shkuar më tej dhe tash është buzë greminës.
Qëndrimi i Lëvizjes BESA ka qenë konsekuent se më e rëndësishme se data e mbajtjes së zgjedhjeve është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Sot lehtë mund të konstatohet se nuk janë krijuar kushtet për zgjedhje të lira andaj përcaktimi i datës për zgjedhje duhej të negociohej dhe të ketë konsensus rreth datës së zgjedhjeve e jo në mënyrë të njëanshme të shpërbëhet Kuvendi. Është e dhimbshme të jesh dëshmitar se si një parti politike shqiptare, siç është BDI, e dalë nga lufta të shndërrohet në shërbëtor të denjë e të verbër të partisë më antishqiptare VMRO-DPMNE.”

Artikulli paraprakProfesori Bilalli paralajmëron një luftë të re në Maqedoni?!
Artikulli vijuesUNITETI: Nuk marim pjesë në zgjedhje, pa u realizuar pikat kyçe të Marrëveshjes së Përzhinos