Lëvizja BESA: Nuk lejojmë uzurpimin e hapësirave sportive

“Lëvizja BESA konsideron se zhvillimi urban, përveç “ngritjes” vertikale të “betoneve”, nënkupton zgjerimin e hapësirave sportive, rekreative, sociale, rritjen e numrit të ulëseve për pleqtë dhe fëmijët e vegjël. Por, fatkeqësisht duke e pasur parasysh se prej parqeve dhe këtyre elementeve të lartpërmendura nuk fitohen “Euro”, mafia urbane e Çairit përmes Këshillit Komunal nuk i voton aktet e këtilla “joprofitabile” në komunë!”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA.

Më tej, në komunikatë thuhet se Lëvizja BESA mbështet fuqishëm qytetarët e Fushë Tophanës që të mos lejojnë ndërtime të tilla nëpër parqe publike, me ç’rast u bën ftesë organeve kompetente që t’i ndalin këto ndërtime në të kundërtën, Lëvizja BESA do të ndihmojë qytetarët në çdo formë, qoftë edhe me protesta.

Artikulli paraprakArritën haxhinjtë e parë në Tetovë
Artikulli vijuesKisha grandioze në Qendër të Shkupit u ndërtua, projektet shqiptare ku janë?!