Lëvizja Besa: Paraburgimi i Dugollit – vendim antishqiptar

Lëvizja Besa reagon në lidhje me shqyrtimin e vendimit për 30 ditë paraburgim pë Gafurr Dugollin. Në një komunikatë të dërguar deri tek Telegrafi  nga Lëvizja Besa thonë se e vlerësojnë se ”një rast skandaloz që flet jo vetëm se drejtësia në Maqedoni është selektive dhe antishqiptare, por flet edhe për faktin se zyrtarët e BDI-së, që mendojnë se janë të përfaqësuar në këtë qeveri, le që nuk mund të bëjnë asgjë në mbrojtjen e shqiptarëve, por – aq më keq – vazhdojnë të marrin udhëzime nga Serbia.”

Gjithashtu në reagimin e Lëvizjes Besa thuhet ”Të arrestohet dhe të mbahet në paraburgim një ish ushtar i UÇK-së, sot zyrtar i lartë i shtetit të Kosovës, flet se Maqedonia akoma merr vendime gjyqësore sipas urdhrave nga Beogradi. Duke kuptuar rëndësinë e situatës, Lëvizja BESA kërkon nga organet zyrtare të Maqedonisë ta lirojnë sa më shpejt Gafurr Dugollin, sepse në të kundërtën kjo i rrezikon marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën, ndërsa mund të reflektohet edhe në konflikte të tjera ndëretnike në Maqedoni. Ndërkaq, Adnan Jasharin, që e luan kaq keq rolin e ministrit të Drejtësisë, mund ta shpëtojë vetëm dorëheqja dhe kërkimfalja që kaq turpshëm i përfaqëson shqiptarët.” përfundon reagimi i Lëvizjes Besa.

Artikulli paraprakRefugjatëve në Idomeni po iu përfundojnë rezervat ushqimore
Artikulli vijuesGjykata Kushtetuese shfuqizon Ligjin për faljen e pedofilave dhe kriminalitetit zgjedhor