Lëvizja BESA vazhdon takimet e saja me partitë politike opozitare, shoqata joqeveritare dhe shoqërisë civile në përgjithësi, sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është takuar me kryetarin e asociacionit qytetar “MOST”, Darko Aleksov.
Në këtë takim u bisedua për rendësin e bashkëpunimit me sektorin civil për të dhënë të gjithë kontributin e vetë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.
“Lëvizja BESA është e përkushtuar maksimalisht për zgjedhje të lira dhe demokratikë si dhe për Lëvizjen BESA është shumë e rëndësishme të respektohet “Marrëveshja e Përzhinos”, vetëm kështu mund të shpresojmë në një proces të rregullt zgjedhor. Për BESËN mbetet i rëndësishëm dhe i pranueshëm vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar përkitazi me kushtet për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira, qëndrim ky të cilin e kemi shprehur edhe në takimin me përfaqësuesit e lartë të Shtetit Amerikan dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar BilallKasami.
Lëvizja BESA gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, siç është “MOSTl”, për të sjellë frymë pozitive gjatë fushatës parazgjedhore që na pret.