Lëvizni pak, përfitoni shumë!

Kur është fjala te ruajtja e peshës normale të trupit, aktivitetet e përditshme të cilat në pamje të parë duken të vogla, mund të jenë shumë të dobishme.

Në vazhdim do t’ju prezantojnë disa aktivitete “të vogla” cilat mund t’i bëni pa prishur ditën tuaj, dhe nga të cilat do të përfitoni shumë.

Ecja gjatë pauzës së drekës.

Kohëzgjatja: 10 minuta.
Shpeshtësia: 5 herë në javë.
Kaloritë e digjni në një javë: 170.
Kilogramët që humbni për një vit: rreth 1.2.
Përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit.

Kohëzgjatja: 5 minuta.
Shpeshtësia: 5 herë në javë.
Kaloritë e djegura në javë: 225.
Kilogramët e humbura brenda 1 viti: 1.4.
Punët e shtëpisë.

Kohëzgjatja: 2 orë.
Shpeshtësia: 1 herë në javë.
Kaloritë e djegura në javë: 408.
Kilogramët e humbura brenda 1 viti: 2.7.
Lojërat aktive me fëmijët.

Kohëzgjatja: 1 orë.
Shpeshtësia: 3 herë në javë.
Kaloritë e djegura në javë: 612.
Kilogramët e humbura brenda 1 viti: 3.5.
Punët në oborr ose kopsht.

Kohëzgjatja: 2 orë.
Shpeshtësia: 1 herë në javë.
Kaloritë e djegura në javë: 712.
Kilogramët e humbura brenda 1 viti: 4.5.
Vallëzimi.

Kohëzgjatja: 2 orë.
Shpeshtësia: 1 herë në javë.
Kaloritë e djegura në javë: 816.
Kilogramët e humbura brenda 1 viti: 5.5.kohaislame

Artikulli paraprakProbiotikë për imunitet më të fortë
Artikulli vijuesKim Mehmeti prononcohet rreth akuzave ndaj Hoxhë Irfan Salihut