Përmbytje janë shënuar në Lezhë pas reshjeve të dendura gjatë orëve të fundit.
Disa lagje janë përmbytur, ndërkohë që kanë pezulluar aktivitetin shumë biznese të kateve të para, raporton “Syri”.
Raportohet se është përmbytur gjithashtu edhe kompleksi i shkollave.
Qarkullimi në rrugë është vështirësuar si pasojë e pranisë së madhe të ujit.
Pak ditë më parë, përmbytjet ‘paralizuan’ Laçin, ku përroi doli nga shtrati duke përmbytur disa lagje, dhe humbi jetën një 48-vjeçar.