Një rrugë në New York emërohet ‘Muhammed Ali’

Në rrugën në të cilën gjendet stadiumi në Manhattan të New Yorkut në SHBA ku bokseri legjendar kishte zhvilluar meçin është ngjitur tabela që mban emrin e Muhammed Ali, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampioni legjendar dhe aktivisti musliman anti-racist i cili është një ndër amerikanët më të njohur në botë, Muhammed Ali vazhdon të nderohet në SHBA.

Në këndin ku bashkohet rruga 33 dhe 7 nga ana e stadiumit, ku gjendet Madison Square Garden e cila ishte pritëse e shumë përballjeve të rëndësishme të Muhammed Ali, u vendos tabela “Muhammad Ali Way”.

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio në deklaratën e tij në lidhje me vendosjen e tabelës tha se “Muhammed Ali, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga lufta e tij në ring dhe jashtë ringut”.

Artikulli paraprakGjatë sulmit në Stamboll është dëmtuar xhamia Shahzade, vepra e parë e madhe e Mimar Sinanit
Artikulli vijuesProjekti i Kinës për “Qytetin Musliman” dhe synimet e saj