Lezhë, një 26-vjeçar hidhet nga kati VI

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Lezhës, ku një 26-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Gurra”, ku shtetasi Eli Doda, 26 vjeç, është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati.

Burime policore kanë bërë të ditur se Doda është transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Lezhës pa arritur të marrë as ndihmën e parë mjekësore

Burime në vendngjarje kanë bërë të ditur se 26-vjeçari i rritur me prindër të divorcuar kishte 3 javë që ishte kthyer nga Anglia, ku ndodhej si emigrant.

Po ashtu, sipas të njëjtave burime, lezhjani nuk e kishte përjetuar mirë kthimin e tij nga shteti anglez, gjë që ka ndikuar në gjendjen e tij psikike, pasi sipas të dhënave paraprake, ai kishte rënë në depresion, duke qenë se nuk kishte arritur të merrte dokumentet në Angli. Mësohet po ashtu se 26-vjeçari ka vuajtur disa vite dënimi në burgun anglez, çka mund të ketë sjellë edhe mosrinovimin e dokumenteve të tij nga autoritetet e Britanisë së Madhe.

Bashkëqytetarët e Eli Dodës shprehen se pas kthimit të tij në Lezhë, i riu kishte shfaqur shenja krize dhe depresioni, duke çuar në marrjen e vendimit ekstrem, atë të vetëflijimit duke u hedhur nga kati i gjashtë.

26-vjeçari ka qenë vetëm në ato moment në shtëpi kur ka marrë këtë vendim dhe nuk ka lënë asnjë shënim për familjarët e tij. Komshinjtë, sapo kanë parë të riun që është hedhur, janë afruar për t’i dhënë ndihmën e parë, por nuk kanë arritur që ta kthejnë në jetë, pasi lartësia nga ku ka rënë ka qenë e madhe.

Ky është rasti i tretë i vetëvrasjes brenda 2 muajsh në Lezhë, pas vetëhelmimit të një adoleshenti dhe vetëvarjes së një 50-vjeçari.

Fenomeni i vetëvrasjeve është i shtrirë pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë. Por Lezha renditet në qarqet me shkallën më të lartë të vetëvrasjeve. /shekulli/kohaislame

Artikulli paraprakBllaca: SHIK-u ka vrarë, jo babai im
Artikulli vijuesBankat e Kosovës me kamatat më të larta në rajon