Libi, gjenden të vdekur 95 emigrantë

Trupat e pajetë e të paktën 95 personave janë gjetur në Libi, në afërsi të qytetit bregdetar Sabartha, një nga zonat kryesore nga ku nisen anijet me emigrantë në drejtim të Italisë.

Autoritetet libiane kanë njoftuar se shumica e viktimave janë nga vende të tjera afrikane dhe kanë pasur si synim të nisen drejt Italisë.

Mijëra emigrantë, në kërkim të një jete më të mirë në Europë, nisen thuajse çdo ditë nga brigjet e Libisë duke synuar Italinë dhe më pas Europën Qendrore.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se më shumë se 2600 emigrantë kanë mbetur të vdekur vetëm në vitin 2015 deri tani në Mesdhe.

Kontrabandistët kanë shfrytëzuar trazirat e brendshme të Libisë për të transportuar mijëra emigrantë të dëshpëruar.

Artikulli paraprakPrifti grek në video-skandal, seks me drejtoreshën e shkollës fetare
Artikulli vijuesEkzekutohet vrasësi i nënkomisarit të FNSH-së pas 12 orësh rrethim