Yildirim viziton të plagosurit nga sulmi i djeshëm terrorist në Stamboll

“Kemi rreth 30 të plagosur. Fatkeqësisht të konfirmuar janë 1 polic, 2 civilë, gjithsej 3 persona të cilët kanë humbur jetën”, tha ai

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim në vizitën e tij sot në spitalin ku trajtohen të plagosurit nga sulmi i djeshëm terrorist në Stamboll theksoi se “Do të bëjmë çdo gjë të duhur pa kompromis kundër jo vetëm grupeve terroriste, por edhe atyre të cilët i mbështesin ato nga jashtë dhe brenda”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Yildirim pas vizitës së tij në spital në deklaratën e tij për gazetarët theksoi se edhe sot ndodhi një sulm terrorist me autobombë në Drejtorinë e policisë në Midyat. “Kemi rreth 30 të plagosur. Fatkeqësisht është konfirmuar se 1 polic dhe 2 civilë e kanë humbur jetën, gjithsej 3 persona”, tha ai.

Yildirim duke komentuar sulmin e djeshëm terrorist në Stamboll ku humbën jetën 6 policë dhe 5 civilë, tha se janë duke u bërë përpjekje të mëdha për trajtimin e personave të plagosur.

“Populli im duhet ta dijë këtë se çfarë do që bënë terrori, edhe nëse kryejnë sulme me bombë në qytetet tona, ose sulme vetëvrasëse, çfarëdo metode të përdorin Republika e Turqisë është e fuqishme, populli turk është një dhe i bashkuar”, u shpreh Yildirim.

Në pyetjet e gazetarëve lidhur me sulmin terrorist në Stamboll nëse vallë është përcaktuar se cila organizatë terroriste e ka kryer Yildirim tha: “PKK. Është organizata vrasëse PKK. Kjo nuk na befasoi neve por dalëngadalë rrethi i tyre zvogëlohet. Do të vazhdojmë të shkojmë mbi ta me vendosmëri në qytete dhe në fshatra”, tha kryeministri turk.

Artikulli paraprakJa çfarë porosisin hoxhallarët për Muajin Ramazan
Artikulli vijuesSulm ajror në Halep, 15 të vdekur dhe 20 të plagosur