Librat mbi Islamin më të shiturat në Francë

Paris – Librat mbi Islamin janë duke u shitur me të madhe në Francë pas asaj që ndodhi në Charlie Hebdo. Ky rast ka shtuar pyetje të shumta mbi religjionin me më shumë rritje në Evropë.
Sipas një reviste speciale, e cila u fokusua në raftet me Kuran, tregon që ato kanë një shitje të madhe. Dyqanet po ashtu janë duke shitur më shumë se më parë libra mbi Islamin dhe duke thyer rekorde interesante mbi librat me tematikë Islame.
“Francezët janë duke pyetur shumë e më shumë pyetje dhe ata nuk janë të kënaqur me përgjigjet që marrin nga mediat.”- tha Fabrice Gerschel, drejtor i revistës Filozofia.
Shitjet e librave mbi Islamin ishin tre herë më të larta në çerekun e 2015 se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar sipas Librarisë së Bashkuar Kombëtare të Francës.
Mathilde Mahiuex e librarisë La Procure e njohur për specializimin në libra religjiozë thotë se njerëzit janë të interesuar për ta njohur religjionin e jo atë që ekstremistët e ISIS-të e reprezentojnë.
E njëjta ndodhi edhe pas sulmeve të 11 shtatorit, ku interesimi për të mësuar mbi Islamin ishte shumë i madh anekënd botës./KOHAISLAME
 
Artikulli paraprakDisa futbollistë në Xhaminë e Profetit
Artikulli vijuesKinë, në dy aksidente trafiku humbin jetën 33 persona