Libri i Papës: Krishti s’ka lindur për Krishtlindje

Papa Benedikti i XVI “sfidon” festimet tradicionale të Krishtlindjeve me hulmutimet e botuara në librin “Jezusi i Nazaretit – Fëmijëria”.

Sipas krishtereve kalendari kristian është i bazuar në dorëshkrimet e një prifti të shekullit të gjashtë, që sipas Papës, ka bërë një gabim me vite në përllogaritjen e datës së saktë të lindjes së Krishtit.

Sipas studimit të Papës, nuk ka asnjë provë në shkrimet ungjillore për grumbullimin e kafshëve, të pikturuara tradiconalisht rreth kasolles ku lindi “Krishti”, për prezencën e tyre reale aty. Gjithashtu, Papa hedh dyshime të forta edhe për këngën e engjëjve, kënga “himn” e Krishtlindjeve.

Libri i Papës ndodhet në proces përkthimi në shumë gjuhë të botës dhe është i treti nga seria e librave të Benediktit. Në dy të parët, Papa flet për jetën dhe aktivitetin publik të “Jezu Krishtit”.

/tch/kohaislame

Artikulli paraprakGjelbërimi ndikon pozitivisht në “luftën” kundër stresit
Artikulli vijuesEULEX në aksion për arrestimin e Limajt?