Lideri i Hamasit bie ne sexhde

Lideri i Hamasit, Khaled Mashaal, po qëndron në vizitën e parë në Rripin e Gazës, pas 45 vjetësh në mërgim nga territori palestinez.

Mashaal, i cili ka lindur në Bregun Perëndimor, ka puthur tokën dhe ka thënë se do që një ditë të vdesë si “Shehid” në territoret palestineze.

Ai do të marrë pjesë në ceremonitë që shënojnë 25-vjetorin e themelimit të Hamasit.

Lëvizja islamike kontrollon rripin e ngushtë bregdetar qysh në vitin 2007.

Mashaal pritet të bëjë publike strategjinë politike të lëvizjes të shtunën.

Muajin e kaluar, Izraeli ka kryer një ofensivë tetëditëshe kundër muslimanve në Rripin e Gazës, për të ndaluar sulmet me raketa nga ta.

Të paktën 170 palestinezë dhe 6 izraelitë kanë humbur jetën në luftime.kohaislame

Artikulli paraprakNis ndërtimi i “Rrjedhës së Jugut”
Artikulli vijuesPapunësia në SHBA – më e ulëta në 4 vjet