SHBA sulmon kompleksin e talebanëve në Pakistan

Një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara ka goditur një kompleks të dyshuar të talebanëve në veriperëndim të Pakistanit, pranë kufirit me Afganistanin.

Radio Mashaal raporton për tre kryengritës të vrarë në sulmin pranë qytetit Miranshah.

Ai ndodh një javë pasi kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif, ka kërkuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, që të ndalojë sulmet e tilla.

Ai po ashtu vjen një ditë pasi Ministria e Mbrojtjes e Pakistanit ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, 317 sulme të telekomanduara kanë vrarë 2,160 luftëtarë muslimanë dhe dhjetëra dhe qindra civilë qysh në vitin 2008./rel/kohaislame.com

Artikulli paraprakRegjimi sirian shkatërron pajisjet për armë kimike?
Artikulli vijuesRegjimi shiit Irakian kërkon ndihmë ushtarake nga SHBA